Kohë të vështira po vijnë për kancelaren gjermane Angela Merkel pas skandalit të fundit, ku qindra vajza u ngacmuan seksualisht natën e ndërrimit të viteve nga emigrantët në Këln.
Kancelarja është shprehur në favor të ashpërsimit të masave për azil-kërkuesit që janë dënuar për krime të rënda. Ajo madje ka kërkuar dhe dëbimin e tyre, megjithatë pakënaqësitë janë rritur.
Të shtunën në Këln ka pasur tensione, si pasojë e organizimit të dy protestave të ndryshme. Nga njëra anë kanë qenë anëtarët e grupimit të djathtë Pegida, kundër emigrantëve dhe nga ana tjetër lëvizja anti-demonstratë e ekstremit të majtë. Policia ka arrestuar deri tani të paktën 31 persona lidhur me ngjarjet e fundvitit.
Por deklarata e Merkel nuk është pritur shumë mirë nga Peter Sutherland, përfaqësuesi Special i OKB-së për Migrim, i cili ka deklaruar se lëvizja e fundit e zonjës Merkel dukej krejtësisht e përshtatshme.
Kancelarja tregoi dhembshuri dhe ndoqi politikën e dyerve të hapura për emigrantët duke bërë që në Gjermani për vitin 2015 të shkojnë rreth 1 milionë refugjatë. Shumë gjermanë tani ngrenë pyetjen: Për sa kohë do të vazhdohet me politikën e dyerve të hapura dhe me çfarë kosto?
Një video amatore e filmuar me celular në natën e ndërrimit të viteve në Këln të Gjermanisë është dëshmi e skandaleve seksuale. Në video duken një grup djemsh teksa përshunojnë një një vajzë e cila përpiqet të shpëtojë prej tyre.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com