Bayer Leverkusen është në çerekfinalet e Kupës së Gjermanisë. 'Aspirinat' fituan 0-1 kundër Borussia Dortmund në shtëpinë e këtyre të fundit. Në harkun e katër ditëve dy skuadrat u takuan sërish në një përballje mes tyre, por këtë herë suksesi shkoi për Leverkusen.
Ndeshja nisi mirë dhe me disa raste, por goli i vetëm që 'vulosi' kalimin e Leverkusen më tej u shënua në minutën e 34-t. Grimaldo asistoi për Ibrahim Maza, me këtë të fundit që mposhti Kobel dhe i dha të tijve një sukses të merituar.
Një biletë për më tej siguruan edhe St. Pauli që mposhti 1-2 Gladbach, Hertha Berlin që shkërmoqi 6-1 Kaiserslautern dhe RB Leipzig që fitoi 3-1 kundër Magdeburg.
Komente









