Ballkani dhe Slavia Prague luajnë sot në 21:00 në "Fadil Vokrri" për raundin e pestë në grupin G të Conference League. Përpara ndeshjes ka pasur përleshje mes tifozëve në rrugët e Prishtinës. Miqtë nga Çekia kanë qenë në numër të konsiderueshëm në transfertë, me tifozët shqiptarë që janë përplasur me ta. Forca të shumta policie ndodhen në sheshet rreth stadiumit në Prishtinë, duke mos u raportuar për tifozë të plagosur.
Ndeshjet e Ballkanit nuk ndiqen në stadium vetëm nga tifozët suharekas, me fansat e ekipit shqiptar që në Europë vijnë edhe nga ekipe të tjera. Në këtë përleshje me tifozët e Slavia Prague kanë qenë edhe "Plisat" e Prishtinës, që kanë vjedhur banerat e miqte, duke i publikuar në rrjetet soaciale. "Rrëmbimi" i sendeve identifikuese të ekipeve kundërshtare ka një vlerë të madhe për ultrasit.
Policë të shumtë në Prishtinë: