Ditët e fundit kanë qenë shumë emocionale për Luiz Ejllin. Thuajse çdo mëngjes ai e nis i përlotur i vetëm dhe i heshtur në oborr pasi zgjohet i pari.
Luizi ka deklaruar shpesh se nuk do t’i rrëfejë emocionet dhe jetën personale dhe ai nuk është shprehur se çfarë e mundon. Gjithsesi, në një bisedë me Valbonën pak ditë më parë tha se e ka marrë malli për të ëmën. Ajo jeton në SHBA dhe që kur ka hyrë në BBVA Luizi nuk ka marrë asnjë mesazh prej nënës e cila ka edhe probleme shëndetësore.
Fansa të tjerë spekulojnë se shpërthimet e tij emocionale lidhet me presionin dhe rëndesën e madhe në format. Ende asnjë surprizë nuk është bërë për Luizin brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’.
Na plasi trapi
Përgjigju