VIDEO/ Obama befason fëmijët, vishet si babagjysh dhe u shpërndan atyre dhurata

VIDEO/ Obama befason fëmijët, vishet si babagjysh dhe u shpërndan atyre dhurata

Foto nga Barack Obama duke hyrë në një shkollë në Çikago

Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama, u vesh si babagjysh dhe u shpërndau dhurata fëmijëve në një shkollë në Çikago. Fëmijët u befasuan kur panë ish presidentin amerikan përballë tyre.

Kjo nuk është e hera e parë që Obama bën një gjest bujar. Ai kaloi pak kohë duke lexuar "Santa's Got to Go" përrallën e një familjeje që merr Babadimrin pasi slita e tij prishet dhe zbuloi se Babagjyshi nuk është mysafiri më i mirë i shtëpisë.

Po ashtu ai ka bërë edhe një foto me fëmijët. Si pjesë e fondacionit të tij Obama, ai po përpiqet të përfshihet me komunitetin që rrethon qendrën e tij presidenciale.

Rikujtojmë se në vitin 2018, i veshur si babagjysh dhe me një çantë dhuratash në shpinë u shpërndau dhurata fëmijëve të shtruar në spital, raportojnë mediat e huaja.

 

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Veliaj: Marrëdhënia me SPAK-un pro-aktive, në ditët në vijim do të dorëzoj vetë dosjen me informacione për të gjitha çështjet

Veliaj: Marrëdhënia me SPAK-un pro-aktive, në ditët në vijim do të dorëzoj vetë dosjen me informacione për të gjitha çështjet