VIDEO/ Operacioni antidrogë, pamjet kur Policia mësyn te rezidenca e VIP-ave 'Kodra e Diellit'! Kontrolle edhe me qen antidrogë

Policia e Shtetit, SPAK dhe autoritetet spanjolle po zhvillojnë një operacion me shkallë të gjerë antidrogë në Tiranë. Deri tani raportohet për ndërhyrje dhe kontrolle në zonën e “Kodrës së Diellit” dhe në fshatin Qerekë të Fushë-Krujës.

Report Tv sjell pamjet e ndërhyrjes së policisë me mjete në zonën luksoze të “Kodrës së Diellit”, mbrëmjen e sotme. Një prej mjeteve ka qenë edhe ai që transporton qentë antidrogë për kontrolle fizike, me qëllim zbulimin e lëndëve narkotike. Gjithashtu edhe një grup ekspertësh me mjetet e tyre.

Fillimisht makinat e patrullës dhe më tej ato operacionale që përdoren për numër të lartë të arrestuarish, tip furgon.


Lajmi kryesor:

Operacion antidrogë, zbulohet laborator në Qerekë të Niklës! Kontrolle te rezidenca e VIP-ave 'Kodra e Diellit' në Tiranë, disa të arrestuar! Udhëhiqet nga SPAK e autoritetet spanjolle (VIDEO)


A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Dita Kombëtare e Diasporës/ Ministri Balla: Duhet t'i garantojmë çdo fëmije me prindër shqiptarë që të mësojë shqipen

Dita Kombëtare e Diasporës/ Ministri Balla: Duhet t'i garantojmë çdo fëmije me prindër shqiptarë që të mësojë shqipen