VIDEO/ Pamje nga darka e fundit që Naim Murseli i organizoi Liridonës me famijët pak momente para vrasjes makabër! Në lokal shfaqet edhe vrasësi

KOSOVË- Liridona Murseli u vra me një skenar si nëpër filma, orët e fundit të jetës i kaloi me dy fëmijët dhe bashkëshortin, ndërsa ky i fundit kishte porositur vrasjen. Ajo nuk e dinte që fëmijët 4 dhe 6 vjeç do t’i shihte për herë të fundit, në darkën që bashkëshorti Naim Murseli kishte organizuar në restorantin ‘Etno Kuca’ në Graçanicë. 33-vjeçarja nuk e dinte që kjo ishte darka e fundit dhe se bashkëshorti që kishte ndarë jetën e saj për vite me radhë do ta vriste pa mëshirë, duke paguar 30 mijë euro.

Gazeta Sinjali ka publikuar pamjet nga darka e fundit e Liridonës në restorantin ku po darkonte me familjen mbrëmjen e 29 nëntorit, natën kur ndodhi edhe vrasja. Siç, shihet edhe nga video ajo bashkë me dy fëmijët dhe bashkëshortin futen në lokal dhe ulen në një prej tavolinave për të konsumuar darkën. Në këtë ambient ka qenë edhe Granit Plava, i cili ka qëlluar drejt Liridonës. Në një tjetër video të publikuar nga gazeta Sinjali, Granit Plava shfaqet me kapuç dhe rroba të zeza teksa futet brenda në restorant.

Pas përfundimit të darkës, Naimi bashkë me Liridonën dhe fëmijët janë nisur me veturën e tyre, deri kur arritën në rrugën ‘Dalip Alshiqi’, ku edhe ku ka ndodhur vrasja. Granit Palva që mesa duket ka qenë gjatë gjithë kohës në ndjekje të tyre, sipas planit të inskenuar nga Musreli, u ka dalë para makinës i maskuar. Më pas është afruar dhe ka qëlluar me armë në qafë Liridonën, e cila humbi edhe jetën.

Fillimisht, ish-këshilltari i Pacollit e raportoi ngjarjen grabitje, por më pas policia e zbardhi duke zbuluar se gjithçka ishte porositur nga Museli për 30 mijë euro. Ai bashkë me dy të tjerët, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën, të akuzuar se kanë bashkëpunuar për vrasjen e 33-vjeçares. Ditën e sotme, 9 dhjetor, një person i katërt u arrestua, pasi dyshohet se i ka shitur armën Naim Musrelit dhe Garnit Plavës, me të cilën është vrarë Liridona. Bëhet fjalë për Tomë Dodaj.

Murseli akuzohet për veprën penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”, Plava për veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:49
VIDEO/ Me kapuç në kokë, momenti kur vrasësi i Liridonës futet në restorantin ku ajo po darkonte me fëmijët dhe Naim Murselin

Pak para vrasjes makabër të organizuar nga bshkëshorti i saj, Liridona Murseli darkoi me fëmijët dhe Naim Murselin. Ajo nuk e dinte që fëmijët 4 dhe 6 vjeç do t’i shihte për herë të fundit, në darkën që bashkëshorti Naim Murseli kishte organizuar në restorantin ‘Etno Kuca’ në Graçanicë.

Po në këtë restorant ka qenë edhe Granit Plava, i cili ka qëlluar drejt Liridonës. Gazeta Sinjali ka publikuar videon, kur Granit Plava, i veshur me të zeza dhe me kapuç në kokë, futet në restorantit ku ndodhet Liridona me Naim Murselin.

Më pas, pas largimit nga restoranti, ka qenë Granit Plava ai që u ka dalë para i maskuar dhe ka qëlluar Liridonën me një plumb në qafë, që i mori jetën.

 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

'Hiperaktivizim i Beogradit dhe nënshtrim i Shqipërisë', Basha: Më vjen keq që jam i vetmi zë për sigurinë kombëtare

'Hiperaktivizim i Beogradit dhe nënshtrim i Shqipërisë', Basha: Më vjen keq që jam i vetmi zë për sigurinë kombëtare