VIDEO/ Pamjet bëhen virale, nusja dhe dhëndri i vënë flakën vetes gjatë ceremonisë martesore

Prej vitesh, njerëzit kanë gjetur mënyra të ndryshme për ta bërë dasmën e tyre sa më epike dhe emocionuese. Nga më normalet deri tek çmenduritë, metodat janë të ndryshme.

I tillë ka qenë rasti i një çifti në SHBA. Gabe Jessop dhe Ambyr Bambyr i vunë vetes zjarrin qëllimisht. Dyshja, të cilët i bashkoi industria e filmit, dëshiruan që me këtë veprim dasma e tyre të mbahej mend më gjatë.

Pamjet e shpërndara në rrjete sociale shfaqin çiftin të kapluar nga zjarri, i cili filloi nga buqeta e luleve dhe më pas u përhap në kurrizin e të dyve, raportojnë mediat e huaja.

Pas një parakalimi të shkurtër, ata u ulën ndërsa persona të tjerë fikën zjarrin.

 

S.S/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?