VIDEO/ Pamjet e frikshme, zjarret si në 'ferr' në Turqi, shkon në 4 numri i viktimave! Ndërhyn Rusia, gati për ndihmë edhe Greqia dhe Azerbajxhani

Ka shkuar në katër numri i viktimave në Turqi si pasojë e zjarreve të mëdha që kanë goditur zonat pyjore në jug të vendit, në 8 rajone. Mediet turke raportojnë se dhjetëra fshatra janë evakuuar. 

Sipas asaj që shkruajnë mediat prestigjioze ndërkombëtare më shumë se 4,000 zjarrfikës, të mbështetur nga helikopterë dhe aeroplanë, janë vënë në gatishmëri dhe po luftojnë me flakët, që sicc mund të shihen në pamje duken si një ferr i vërtetë.

Zjarret kanë përfshirë zonat si Manavgat, Alanya, Adana, Mersin, Bodrum dhe Marmaris, ndërkohë që  aeroplanë rusë të zjarrfikësve kanë mbërritur dhe janë përfshirë në përpjekjet për të shuar zjarret.

Edhe Greqia dhe Azerbajxhani kanë shprehur gatishmërinë për të ndihmuar.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:56
Histori njerëzore në mes të flakëve të ‘ferrit’ në Turqi, fjalët e fundit të një 25-vjeçari: Ndihmoni zjarrfikësit! Komunikimi i fundit mes një babai dhe djalit të tij

1627632857_1627632594zjarrsuada7.jpg

8 provinca të Turqisë janë përfshirë nga flakët, ku prej më shumë se 48 orësh flakët nuk kanë pushuar.

Për shkak të shpejtësisë së përhapjes së flakëve janë djegur sipërfaqe të mëdha pyjore, kafshë, ndërtesa, automjete dhe vijon që të evakuohen disa fshatra.

Ndërkohë përmes videove të shumta të shpërndara në rrjetet sociale, mund të shihet tmerri dhe frika që po përjetojnë banorët.

Në një kohë që numri i viktimave ka shkuar në katër, historitë e viktimave dhe të afërmëve kanë prekyr zemrat e të gjithëve.

Dy nga viktimat Osman dhe Şehri Kardaş, u gjetën të shkrumbuar në kuzhinë dhe tualet dhe dyert ishin të kyçura në momentin e zjarrit.

Në një rrëfim për CNN Turk i biri rrëfen mes lotëve se i ati e kishte marrë në telefon për t’i thënë se shtëpia ishte rrethuar nga flakët dhe kishte nevojë për ndihmë.

"Biri im nxito", ishin fjalët e fundit që dëgjoi nga i ati. 

Në sytë e tij plot dhimbje mund të kuptohet edhe zhgënjimi që s’ia doli mbanë… që nuk i gjeti të gjallë prindërit e tij. 

Şahin Akdemir, 25 vjeçari nga Marmaris, është njëri nga viktimat që humbi jetën nga flakët. Historia e tij ka prekur zemrat e të gjithëve, pasi ai kishte ndihmuar vullnetarisht ekipet e zjarrëfikësve për të shuar zjarret.

Dy ditët e fundit ai u kishte dërguar ujë zjarrëfikësve me motorin e tij dhe në postimin e fundit para së të humbiste jetën, ai kishte bërë thirrje që të ndihmoheshin zjarrëfikësit.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale mund të dëgjohen lutjet e një fermeri për të shpëtuar bagëtitë e tij nga djegia. Në zërin përgjërues të fermerit mund të dëgjohen lutjet e tij për kafshët, të mos ofrohen tek flakët.

 

K.T./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A janë braktisur nga shteti efektivët e policisë në luftën ndaj krimit?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Vjosa, menaxhimi ndërkufitar i ujërave, OKB: Shqipëria dhe Greqia të shohin mundësinë e bashkëpunimit