Como dhe Interi barazuan 0-0 në aktin e parë gjysmëfinal të Kupës së Italisë, duke i lënë llogaritë e kualifikimit për në finale në ndeshjen e kthimit, e cila luhet më 22 prill në 'Giuseppe Meazza'.
Në 90 minutat e zhvilluara të martën në 'Giuseppe Sinigaglia' Como ishte më kërkuese, por mbrojtja mike u tregua e saktë në neutralizimin e sulmeve të Nico Paz me shokë. Liqenorët dominuan në mbajtjen e topit dhe në rastet e krijuara, por pa mundur të shënonin në portën e mbrojtur nga Martinez.
Interi u duk me mendjen nga derbi kundër Milanit, duel i cili luhet të dielën në 'San Siro' duke nisur nga ora 20:45 dhe që vlen për raundin e 28-të të Serie A. Zikaltërit mbajnë kreun në kampionat me 67 pikë, dhjetë më shumë se ndjekësit e Milanit.
Komente










