1768143855_parma.jpeg

Në stadiumin 'Via del Mare' puljezët e Lecces u mposhtën 1-2 me përmbysje nga Parma. Për vendasit titullar luajti Ylber Ramadani, i cili u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 56-të dhe do mungojë në sfidën e radhës për shkak se ka plotësuar numrin e kartonave.

Ishte Lecce që gjeti golin e epërsisë në shtëpi pas vetëm 52 sekondave lojë me serbin Stulic, por Parma u kundërpërgjigj në pjesën e dytë me autogolin e Tiago Gabriel dhe Pellegrinos. Parma përfitoi edhe nga superioriteti numerik pasi Banda në minutën e 57-të dhe Gaspar në fundin e ndeshjes u ndëshkuan me kartona të kuq te Lecce.

S.Dh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 7 Janar, 22:17

    Si po e menaxhon qeveria situatën e përmbytjeve?