Egnatia dhe Partizani barazuan 1-1 për javën e 28-të në Superligë. Një gol në minutat e fundit i ka prishur festën "Demave", me djemtë e Colellas që janë ndëshkuar në shtesë në një ndeshje të luftuar në "Arena Egnatia".
Në Rrogozhinë gjithçka është hapur në minutën e 21 nga Mba. Sulmuesi i Partizanit ka shfrytëzuar një aksion tiki-taka, duke e lënë sferën pas krahëve të Sherrit. Në fundin e pjesës së parë, Egnatia barazoi me Kasën por goli u anullua nga VAR për pozicion jashtë loje.
Nëse nuk shënon do pësosh dhe Partizani është ndëshkuar në minutën e 90+1 nga Zejnullai. Të dyja skuadrat ndajnë pikët, me Partizanin që për momentin kryeson me 48 pikë, një më shumë se Tirana që ka edhe një ndeshje për të luajtur. Me 42 pikë Egnatia qëndron në vendin e tretë.