Është rithyer në fokus, pas gati një dekade një intervistë e Edona James që kishte bërë para nëntë vjetësh, në një emision televiziv serb.
Ajo në atë intervistë kishte bërë disa komente të cilat kanë nxitur diskutime të shumta nëpër rrjetet sociale.
Duke u prezantuar si një kosovare që ka lindur në Gjermani, Edona ka folur në gjuhën gjermane dhe ka shprehur admirimin e saj për këngëtaren serbe Jelena Karleusha, të cilën e cilësoi si idhull.
Edona James ka vënë theksin në faktin se ajo nuk ndien një lidhje të thellë me origjinën shqiptare pasi është rritur dhe ka jetuar në Gjermani.
Në atë intervistë, ajo kishte zbuluar se ishte e magjepsur nga qyteti i Beogradit në Serbi, një vend ku ajo kishte vendosur të qëndronte për një periudhë.
“Pas dy ditësh qëndrimi këtu në Beograd, kam filluar ta dua këtë vend. Është një vend i bukur dhe planifikoj të qëndroj këtu për gjithë javën. Kam shumë për të eksploruar dhe mezi pres të vizitoj klubet e qytetit. Dhe për të qenë e sinqertë, më pëlqejnë burrat serbë, ata janë më të mirët", ka thënë Edona.
NUK NDJEHEM SHQIPTARE!
— ???????????????? ???????? ???????????????? (@oldnightsquotes) December 2, 2023
Qe cka ka deklaru ne TvPink ne Beograd!!
Edona James: E dua Beogradin, meshkujt me te mire jane ata serbe!!
#bbvipks2 pic.twitter.com/h3avwBTewP
Po kujt I pasi,nje plere me pak.
Përgjigju