Video/përfshihet nga flakët gradacela
 79-katëshe, mijëra të evakuuar 

Një prej ndërtesave më të larta në botë, gradacela e quajtur “Pishtari” në Dubai është përfshirë nga zjarri. Shkaqet e rënies së zjarrit, i cili ka nisur në katin e 50-të të ndërtesës 79-katëshe, janë ende të paqarta.
 
Por erërat e forta kanë ndihmuar përhapjen e flakëve thuajse në të gjitha katet e ndërtesës 336 metra të lartë. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se mijëra njerëz janë evakuuar nga ndërtesa, ndërsa deri tani nuk ka pasur raportime për viktima.
 
Zjarri ka përfshirë thuajse 60 kate të kësaj ndërtese. Sipas dëshmitarëve alarmi i rënies së zjarrit është dhënë rreth orës lokale 02:05.
Tre vite më parë një ndërtesë 39-katëshe në Dubai u përfshi nga flakët. Fatmirësisht atëherë nuk u lëndua asnjë person. Megjithatë qindra banorë kanë mbetur pa strehë, pas flakë të cilat policia tha se ishte shkaktuar nga një bisht cigareje.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në Shqipëri, Beleri në PE goditje për ne! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në Shqipëri, Beleri në PE goditje për ne! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve