VIDEO/ Përfundoi në ujërat e liqenit të akullt dhe qëndroi për 16 min, qeni i shpëton jetën pronarit

VIDEO/ Përfundoi në ujërat e liqenit të akullt dhe qëndroi për 16 min, qeni i shpëton jetën pronarit

Momenti kur qeni shpëton pronarin e tij

Një burrë nga Miçigani, SHBA, i cili përfundoi në ujërat e liqenit të akullt, u shpëtua falë përpjekjeve të qenit për ta nxjerrë nga situata e vështirë.

Sipas raportimeve, burri 65-vjeçar kishte përfunduar në ujërat e ftohtë të liqenit pasi shtresa e akullit që mbulonte liqenin ishte thyer papritur.

Oficeri që iu përgjigj rastit, kishte një litar në makinën e tij por e kishte të pamundur të arrinte tek burri për shkak të shtresave të dobëta të akullit, raporton Associated Press.

Kështu, qeni i pronarit u sigurua që të dërgonte litarin tek gropa ku kishte rënë 65-vjeçari. Më pas, policia përmes litarit e shpëtoi burrin nga ujërat e ftohta.

Po ashtu thuhet se 65-vjeçari kishte qëndruar në ujë për rreth 16 minuta.

 

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'