Përplasje e dhunshme në futbollin e femrave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dy futbolliste kundërshtare kanë bërë xhiron e medieve, duke u përplasur me grushta me njëra-tjetrën, aqsa edhe arbitri nuk ka mundur t'i ndajë.
Në ndeshjen mes Luisiana dhe Ole Missouri, Maya Gordon dhe Ramses Davies nuk kanë mundur të mbajnë nervat. Pas një dyluftimi mes tyre në një aksion pa pretendime, vajzat kanë grushtuar njëra-tjetrën. Veç tyre më pas në përleshje u përfshinë edhe lojtaret e tjera. Arbitri i ndeshjes në fund përjashtoi me karton të kuq dy futbollistet problematike.