VIDEO/ Përplasje masive dhe 50 të rrëzuar, 4 çiklistë përfundojnë në spital! Anulohet gara

Një përplasje masive dhe e frikshme ka ndodhur në Tour de Bretagne në Francë, duke sjellë anulimin e fazës së gjashtë të këtij turi në çiklizëm. Në një rrugë të ngushtë dhe me baltë pas shiut, më shumë se 50 çiklistë janë përfshirë në një incident që përfundoi me katër prej tyre në spital për ndihmë të specializuar mjekësore.

Pas incidentit masiv, organizatorët anuluan garën pasi nuk mund të sigurohej shëndeti i plotë i sportistëve edhe pse mobilizimi i autoambulancave nuk mungoi.

Tour de Bretagne do të rifillojë sot, për fazën e 7-të dhe të fundit nga Pire-Chance/Le Chateau des Peres drejt Chateaugiron (163.5 km).

 

S.DH/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kompanitë në proces të rikthimit, pas avarisë teknologjike

Kompanitë në proces të rikthimit, pas avarisë teknologjike