Hye-Yeon Choi humbi krahun kur ishte vetëm 3 vjeç, megjithatë kjo nuk e ndaloi vajzën që të ndjekë pasionin për muzikën. Pavarësisht se ka vetëm një dorë mund të luajë piano.
 
Ndërsa me dorën e rregullt luan normalisht në piano, nga ana tjetër përdor bërrylin duke realizuar me përsosmëri tingujt.
 
Kjo vajzë është provë e fortë për të dëshmuar se asgjë nuk është e paarritshme për aq kohë sa ëndrrat janë të mëdha.

Performanca e saj e mahnitshme e “Grace Amazing” ka lënë pa gojë të gjithë ata që e kanë dëgjuar të cilët shprehen se nuk bie fare në sy që në piano është dikush me aftësi të kufizuara.