VIDEO PIKANTE/ Qytetari vë në siklet gazetarët: Klientët dhe budallenjtë nuk kanë orar

Raportimet e përditshme të gazetarëve dhe zbardhja e ngjarjeve më të fundit i përballin reporterët me qytetarë të ndryshëm, të cilët kanë qëndrime e perceptime të larmishme për situatat.

Në kërkim të fakteve dhe elementëve plotësues për informimin e publikut, gazetarët e Fierit ju kanë drejtuar mikrofonat fqinjëve të Ervin Memos, i cili i shpëtoi për mrekulli një shpërthimi me tritol.

Përpos fqinjëve që flasin për Ervinin dhe shprehin frikën e përjetuar nga shpërthimi i makinës, për gazetarët ka folur edhe qytetari në këtë video, i cili nuk e merr seriozisht interesin mediatik për të informuar publikun.

Sapo kamerat ndizen dhe mikrofonat pozicionohen para tij, qytetari fillon të artikulojë fjali pa lidhje me ngjarjen për të cilën u pyet, duke vendosur edhe vetë gazetarët në siklet.

Ja biseda e tij me gazetarët:
Qytetari: Kam parimin që po u përplasën dy vezë, njëra do thyhet. Kush shkon në burg dhe varr, do marrë çmimin OSKAR. Do veç në gjyq, do një thes me pare....

Gazetarët: Si e njihnit Ervin Memon?

Qytetari: Ervini ka qenë djalë i mirë, djalë për së mbari. Po dihet ajo, kush shkel këtu...këtu s’ka drejtësi. Ka pushtetarë, ndaj i thonë push-tet, se ka pushte atje.

Gazetarët: E keni njohur familjen e Ervinit?

Qytetari: Familje shumë e mirë. Në punën e tyre, njerëz normalë ishin...

Gazetarët: A kishin konflikte?

Qytetari: Në moralin që kemi ne qytetarët, as shikojmë e as dëgjojmë, kupton ti? Unë nuk di të ketë pasur konflikte, nuk ishte njeri që fryhesh, po tani, deti duket i qetë po i ka dallgët poshtë, themi ne përmetarët.

Gazetarët: Ndonjë konflikt i mundshëm?

Qytetari: Konflikt të mundshëm? Më sheh ti mua? Unë s’të shikoj ty.

Gazetarët: Ju banoni këtu?

Qytetari: Unë banoj fizikisht kurse me mendje....tani, klientit dhe budallait nuk i dihet orari. Ju s’jini klientë, i bie që të jeni budallenj....

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bfndnx: 22/04/2018 14:09

    Mire e ka.

    Përgjigju
    • Koli: 22/04/2018 14:35

      Paska qen bizesmen por.. ky i intervistuari.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë