Një pilot i një avioni të vogël ka bërë një ulje emergjente direkte në një autostradë të qytetit të Minessotas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mërkurën.
Aeroplani me një motor Bellanca Viking u ul dhe goditi një automjet, duke mbyllur përkohësisht një pjesë të autostradës.
Dhe pamjet nga Departamenti i Transportit të Minesotës (MnDOT) tregojnë momentin kur 52-vjeçari Craig Gifford uli për mrekulli avionin në 35Ë.
Siç është bërë e ditur dy persona ishin në bord dhe autoritetet thanë se nuk u raportua për ndonjë të lënduar