Fabrizio Corona kishte premtuar lajme të reja për rastin e basteve sportive nga futbollistë apo zyrtarë në Serie A. Në faqen e tij të lajmeve, Dillingernews, mbreti i paparacëve publikoi një video në të cilën interviston burimin e tij nëpërmjet video-telefonatës ku shfaqet një foto e Massimiliano Allegrit, trajnerit të Juventusit, duke luajtur në kazino.
Ishte periudha e Covid-it pasi shihet qartë sesi trajneri i bardhezinjve kishte një maskë të bardhë në fytyrë. Kazinoja në fjalë ishte ajo në Monte Carlo dhe informatori i Corona shton detaje të tjera për Allegrin.
“Ka luajtur shumë. Në fakt, një herë fitoi 30 mijë euro dhe i dha 3000 një personi pranë tij duke thënë: ‘mbaje këtë, është fatura’ (e destinuar si fletë basti)".
Burimi i Corona-s në video-telefonatë shton më tej: “Shoku i tij i ka luajtur fletën e basteve dhe Allegri i ka dhënë 3000 euro për koston e fletë bastit”. Prandaj, Corona e shtyn atë pikërisht për çështjen e basteve, veçanërisht basteve të futbollit: "Ai ka vënë shumë baste në Serinë B nga kazinoja, ai e shikonte atë në celularin e tij. Jam 1000 përqind i sigurt", tha burimi.
Kujtojmë se javët e fundit skandali i basteve sportive ka përfshirë shumë titullarë të Serie A, që kanë qenë pjesë aktive e lojërave të fatit në platforma ilegale. Zaniolo, Fagioli, Sandro Tonali apo edhe Gatti e El Shaarawy janë disa nga emrat.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Dhjetor, 19:08
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, a duhet të japë autorizim Kuvendi?
-
Po
54.1%
-
Jo
38.4%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 843
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Boniek: Roma është në zemrën time, por kam fituar gjithçka me Juven! E urrej të më shohin si armik
19 Dhjetor, 14:11
-
Berat Gjimshiti mbyll vitin prej dëmtimit
18 Dhjetor, 15:05
-
Igli Tare gjen marrëveshjen me sulmuesin e Gjermanisë, gati për Allegrin në fillim të janarit
17 Dhjetor, 14:23
-
Dumfries kthehet në mars, Interi futet në treg! Frattesi 'financon' afrimin e ri
17 Dhjetor, 09:20
-
Dënimi i ultrasve në Milano, gjyqtarja: Tifozët e Interit matricë e mafias, ata të Milanit bëjnë 100 mijë euro me aktivitete të paligjshme
16 Dhjetor, 14:49
-
Kriza te Fiorentina/ Vanoli në rrezik shkarkimi, Pioli drejt rikthimit në stol
16 Dhjetor, 13:42
-
VIDEO/ Roma fiton 1-0 kundër Comos në Serie A, shkon në -3 pikë nga kryesuesit e Interit
16 Dhjetor, 09:50
-
'Tether' nuk dorëzohet, gati oferta e dytë për blerjen e Juventusit! Pronari i kompanisë mes 5 më të pasurve të botës
15 Dhjetor, 17:10
-
Oferta 'e çmendur' e Tether: Duam të blejmë Juventusin, do të investojmë 1 miliard euro! Exor: Asnjë aksion i klubit nuk është në shitje
13 Dhjetor, 10:27
-
VIDEO/ Dëmtohet Medon Berisha, largohet nga fusha mes lotësh dhe me barelë! Lecce mposht Pisan
13 Dhjetor, 08:24
-
Del Piero analizon Juventusin: Në këtë skuadër nuk mund të luajë kushdo
12 Dhjetor, 14:48
-
Ish-presidenti Luca Campedelli: Chievo ime u shkatërrua brenda shtatë ditësh, Drogba dhe Cavani ishin tanët! Tentova vetëvrasjen
12 Dhjetor, 13:19