Një sherr masivMitrovicë të Kosovës ka përfunduar me 3 të plagosur me armë zjarri mbrëmjen e djeshme. Mediat e Kosovës raportojnë se disa të rinj janë konfliktuar në veri të Mitrovicës dhe janë përdorur edhe armët.

2 prej të plagosurve kanë marrë plagë në këmbë, ndërkohë që janë publikuar edhe pamjet e sherrit masiv.