Report Tv ka siguruar me video momentin kur vritet 41-vjeçari Elton Javori, në lagjen “16 Prilli” në Fier teksa lëvizte me makinë. Në pamjet e kamerave të sigurisë shihet kur ai qëllohet nga një makinë tjetër në momentin kur ka ulur xhamin e makinës.
Kur mjetet kanë qenë në lëvizje paralel, 35-vjeçari Agim Gashi i cili e ka ndjekur 41-vjeçarin e ka qëlluar me pistoletë nga një makinë tjetër teksa plumbi e ka prekur në qafë duke i shkaktuar vdekjen. Më pas autori largohet nga vendi i ngjarjes me “Mercedes Benz E Class", ndërsa makina e viktimës lëviz për disa metra derisa ndalon.
Elton Vajori, nipi i dy ish të fortëve në Fier, Medi e Demir Backa, të vrarë më parë, u ekzekutua vetëm 100 metra larg shtëpisë.
Viktima në foto, zyrtarisht figuron me identitetin Elton Javori në gjendjen civile, por të gjithë e njihnin në Fier si Erjon Javori, nipi i Medi dhe Demir Backës. I pari Medi Backa, i njohur si anëtar i bandës së Fierit u vra në 1997, në Masakrën e Levanit, me 23 viktima. Kurse Demir Backa u eliminua me kallhsnikovë mbrëmjen e 23 tetorit 2021 në qendër të Fierit.
Vrasja e Elton Javorit, ndodhi në lagjen “16 Prilli” të qytetit të Fierit, e njohur ndryshe lagja e backallinjve, 100 metër larg banesës së tij.
Automjeti u identifikua nga familjarët e viktimës, të cilët pasi panë kamerat e sigurisë, orientuan hetuesit për agresorin. I dyshuari për vrasjen, edhe pse është identifikuar akoma nuk është lokalizuar.

Viktima Elton Javori

Autori Agim Gashi
-
Ne Fier nuk ka njisha po jan te gjith ne nje rang si renato cami, kucet, ben qimja, altin binjaku e plote te tjer
Përgjigju-
Ke harru dhe skrapallinjte qe jetojne ne fier Qe zoterojne trafiqet me tonelata dhe grabitje Prej vitesh dhe prostutucion neper europe Fieri dmth eshte si nje mini-kryeqytet qe ka bashkuar shume Rraca dhe etni.. te forte jane te gjithe ska te pare!
-












Komente
Komento