Video/Po kërkonte lodrën e humbur
ushtarët izraelitë tmerrojnë fëmijën

Video/Po kërkonte lodrën e humbur<br />ushtarët izraelitë tmerrojnë fëmijën
Ushtarët izraelitë kanë tmerruar një fëmijë palestinez i cili po kërkonte lodrat që i kishin humbur në lagjen e tij në Hebron të Palestinës.
 
Në shumë media ndërkombëtare është publikuar videoja që tregon djalin 8-vjeçar duke qarë ndërsa ushtarët e tërheqin për krahësh që t’u tregojë gjëra që nuk i di.
 
Sufian Abu Hitah me këmbë të zbathura, vetëm me çorape doli në rrugë për të kërkuar lodrën e humbur ndërsa ushtarët e rrethuan për ta marrë në pyetje.
 
Ushtarët i kanë kërkuar vogëlushit t’u tregojë emrat e fëmijëve që më herët gjatë ditës kishin hedhur gurë dhe koktej molotovi afër vendbanimit izraelit në Kiryat.
 
Me lot në sy dhe shikim të pafajshëm teksa ishte pa këpucë vogëlushi është mbajtur “peng” nga ushtarët për rreth një orë derisa disa gra e tërhoqën me forcë për të liruar prej tyre. 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)