Po shkëmbenin kanabis në parkingun e një qendre tregtare, kapen mat 4 të rinjtë në Tiranë! VIDEO e arrestimit, thasët e mbushur me drogë në bagazh

TIRANË-  Vladimir Kani, 23 vjeç, nga Kruja, zgjodhi parkingun e një qendre tregtare në Tiranë për të shkëmbyer sasinë prej 16.2 kg kanabis sativa, te 3 persona të tjerë, por llogaritë i kishte bërë gabim kur caktuan vendin e takimit.

Sapo thasët e mbushur me drogë do të kalonin nga bagazhi i makinës së tij tip “Audi A3” te makina luksoze “Audi A7”, agjentët e Antidrogës së Tiranës ndërhynë duke i arrestuan në flagrancë. Ky është momenti që njëri prej tyre shfaqet në dyshemenë e parkingut i shtrirë përtokë nga agjentët e policisë.

Bashkë më të në operacionin “Lokacioni” në pranga ranë Demokrat Dylgjeri, 32 vjeç, nga Elbasani, Haziz Zylfa, 23 vjeç, nga Fushë Kruja dhe Hyxhers Mete, 23 vjeç, nga Korça.

"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Operacionet Speciale dhe Kërkimin në DVP Tiranë, në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, të mbështetura nga inteligjenca operative, për një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Lokacioni".

Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, këta shtetas janë kapur në flagrancë, në parkingun e një qendre tregtare në periferi të Tiranës, duke shkëmbyer 2 qese plastike brenda të cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë rreth 16.2 kg", njofton policia. 

Përveç 16.2 kg kanabis të kapur në Tiranë, korçarit Mete iu gjetën në shtëpi 90 gramë kokainë, ndërsa si provë materiale u sekuestruan edhe 5 celularë. Brenda tyre agjentët shpresojnë të gjej informacione të tjera në lidhje me zbulimin e rrjetit të gjerë të trafikimit të drogës.

Antidroga zhvilloi hetime për të paktën 5 muaj për të dokumentuar veprimtarinë kriminale të grupit. Edhe pse nga qytete të ndryshme, të arrestuarit bashkëpunonin prej kohësh për shitjen e drogave të forta dhe të lehta. Kryesisht, taktika e tyre ishte përdorimi i vendeve të populluara për shkëmbimin e drogës dhe për çdo herë ndërronin makinat, me synim kamuflimin për t’i shpëtuar syrit të agjentëve të policisë, teksa ishin të sofistikuar në lëvizje. Të gjithë të arrestuarit rezultojnë të përfshirë edhe më herët në veprimtari kriminale, kryesisht në fushën e drogës dhe armëmbajtjes pa leje.

1706699202_page.jpg

 

Demokrat Dylgjeri,Hyxhers Mete, Vladimir Kani dhe Haziz Zylfa

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:09
Dalin FOTOT, kush janë katër të rinjtë që u kapën duke shkëmbyer drogë në një qendër tregtare në Tiranë

1706699217_page.jpg

Demokrat Dylgjeri,Hyxhers Mete, Vladimir Kani dhe Haziz Zylfa

Këta janë katër të rinjtë që u arrestuan sot në Tiranë, ndërsa po përgatitetshin që të shkëmbenin kanabis në një parking të një qendre tregtare.

Report Tv ka siguruar fotot e Demokrat Dylgjerit, 32 vjeç, Haziz Zylfa, 23 vjeç, Vladimir Kani, 23 vjeç, dhe Hyxhers Mete, 23 vjeç.

Ora 09:44
Takoheshin në vende të populluara e ndërronin makinat, si u godit grupi i të rinjve që shpërndante drogë në Tiranë! Hetimet 5 mujore i çuan në pranga

1706688651_arrestime.jpg

Report Tv mëson detaje të reja për grupin kriminal që tregtonin dhe furnizonin me drogë grupe të tjera kriminale. Antidroga e Tiranës ka zhvilluar hetime për të paktën 5 muaj ku ka arritur që të gjejë prova dhe të organizojë operacionin për arrestimin e 4 personave me rrezikshmëri të lartë.

Të arrestuarit ishin nga qytete të ndryshme të Shqipërisë ku prej kohësh bashkëpunonin me njëri-tjetrin për drogat e forta dhe të lehta. Ata takoheshin në vende të ndryshme të populluara, duke shfrytëzuar edhe ambientet si qendrat tregtare, njëlloj si në rastin konkret.

Grupi kriminal ishte i sofistikuar dhe ruhej nga policia. Kjo për faktin që në takimet e tyre përdornin automjete të shumta, në mënyrë që mos të udhëtonin me një mjet të vetëm.

Demokrat Dylgjeri nga Elbasani figuron me precedent penal për armë, Vladimir Kani nga Fushë Kruja i dënuar më herët për drogë. Edhe personat e tjerë gjithashtu me precedent penal.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • WTF: 31/01/2024 12:32

    Brezi i dyte i kaubojsave qe kane kane ardhur ne Tirane dhe kujtojne se leket behen pa punuar!

    Përgjigju
  • Edi: 31/01/2024 11:28

    Shume dinake....!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Daily Express': Shqipëria, vendi i vogël evropian më i bukur se Greqia dhe Kroacia

'Daily Express': Shqipëria, vendi i vogël evropian më i bukur se Greqia dhe Kroacia