VIDEO/Policia i gjen në banesë
50 kg kanabis,prangat 49-vjeçarit

VIDEO/Policia i gjen në banesë<br />50 kg kanabis,prangat 49-vjeçarit
Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë 49-vjeçarin F.H, 49 vjeç, banues në Tiranë.
 
Në bazë të informacioneve të mbledhura, dyshohej se në banesën e shtetasit F.H, ka lëndë narkotike.
 
Menjëherë janë organizuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 6, të cilët gjatë kontrollit të banesës së shtetasit F.H, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale :
 
– Disa thasë me lëndë të dyshuar narkotike të llojot Cannabis Sattiva.
– 9 pako të paketuara me natriban me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sattiva
– Disa degë bime, të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sattiva
 
Me një peshë të përgjithshme rreth 50 kg.
 
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga Neni 283 i Kodit Penal.
 
Policia ka shpërndarë edhe videon e sekuestrimit të lëndës narkotike dhe arrestimin e 49-vjeçarit. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar