VIDEO/ Policia në SHBA vret një person të ‘armatosur’ me pirun plastik

VIDEO/ Policia në SHBA vret një person të ‘armatosur’ me pirun plastik

Nju Jork – Policia e Los Anxhelosit publikoi në llogarinë e saj në YouTube pamjet e vrasjes së një të pastrehi, i cili kishte sulmuar oficerët, por ishte i armatosur vetëm me një pirun plastik. Viktima quhej Jason Maccani, ishte i bardhë, 36 vjeç. Incidenti ndodhi më 3 shkurt në Towne Avenue, pranë zonës Skid Row, një nga zonat më të populluara të njerëzve të pastrehë në qendër të Los Anxhelosit. Oficerët ndërhynë pas një telefonate nga një person i cili raportoi praninë e një të pastrehi, i cili kishte hyrë në një ndërtesë dhe po endej brenda një ndërtese duke shtrënguar atë që dukej të ishte një thikë.

36-vjeçari kishte kërcënuar punonjësit e një kompanie aty pranë dhe më pas ishte larguar. Kur mbërriti policia, gjithashtu e armatosur, ata qëndruan pas një shkalle të brendshme, duke pritur që i dyshuari të dilte përpara. Në një moment të caktuar, siç shihet në pamjet e marra nga kamerat e trupit të oficerëve, Maccani u shfaq në korridor. Ai mban duart në ajër, në shenjë dorëzimi, por më pas iu afrua policëve, uli krahët dhe u drejtua drejt tyre, pavarësisht se ata e kishin urdhëruar të ndalonte.

Në fillim u godit me plumba gome, por ai vazhdoi të ecë përpara. Në atë moment një oficer e qëlloi me armë. Kur shkuan ta çarmatosnin, panë se në dorën e djathtë mbante një pirun të bardhë plastik, të cilin e kishte mbajtur gjysmë të fshehur. I palëvizur në tokë, me duart pas shpine, Maccani ka shfaqur menjëherë probleme me frymëmarrjen teksa po i dilte gjak. Ai ndërroi jetë në spital.

Një tjetër episod reagimi i dhunshëm i policisë

Publikimi i imazheve, të marra nga këndvështrime të shumta, tregojnë të gjithë dinamikën. Polici që qëlloi të shtënat fatale përfundoi në qendër të akuzave të organizatave të të drejtave civile. Ish-pjesëtarët e policisë theksuan sesi oficeri kishte pak kohë për të reaguar, por edhe faktin se mund ta kishte qëlluar në këmbë dhe jo në një pjesë jetike. Ndërkohë, kanë nisur hetimet nga autoritetet për dinamikën e ngjarjes.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lexues: 22/02/2024 10:43

    Ka epidemi te semundjeve mendore ne Amerike. Vjen nga perdorimi i drogerave, mungesa e strehimit per fukarenjte dhe izolimi i njerezve ne pergjithesi (mungesa e kontakteve njerezore). Jane efektet anesore te zhvillimit ekonomik.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Urdhër arrest për dy vëllezërit Duka, armiqtë e betuar të Ervis Martinaj! Si nisi përplasja mes tyre

Urdhër arrest për dy vëllezërit Duka, armiqtë e betuar të Ervis Martinaj! Si nisi përplasja mes tyre