Një operacion i policisë në kryeqytetin e Peru-së, Lima, ka tërhequr vëmendjen për mënyrën se si është ndërmarrë aksioni. Nën shprehjen e famshme të babagjyshit “Dikush nuk është sjellë mirë këtë vit”, autoritet kanë arrestuar 4 persona të cilët merreshin me aktivitetin e paligjshëm në zonën e Collique-s të kryeqytetit peruan.

Në videon e postuar nga britanikja ‘Daily Mail’, sulmi i policisë vendase e maskuar me veshje të babagjyshit të vitit të ri, ka arritur të depërtojë në banesën e disa individëve të rrezikshëm duke asgjesuar sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike.

Rreth 4564 pako me drogë të tipit kokainë, janë gjetur të shpërndara në tre shtëpi të ndryshme. “Taktika e Santës” siç njihet ndryshe është bërë për të mos rënë në sy gjatë kohës së futjes në zonën e rrezikshme.

Qeveria vendase është në luftë të vazhdueshme ndaj këtij fenomeni, në vendin ku prodhimtaria e kokainës është më e madhja në të gjithë globin.

[gallery]20146[/gallery]