Presidenti i Turqisë Erdogan është filmuar nga kamerat teksa e “pushtoi” përgjumja  në një konferencë për mediat me Presidentin e Ukrainës, Poroshenko.

Në momentin kur Poroshenko ishte duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, i pari i shtetit turk  nuk ishte i vëmendshëm ndaj asaj që po thoshte homologu i tij ukrainas, pasi niveli i pagjumësisë ishte në kufijtë e lartë dhe nuk ishte i përqendruar fare në konferencë.

Presidenti i Turqisë u zgjua nga përgjumja kur një gazetar turk  iu drejtua me një pyetje.

Gjatë fjalës së tij Poroshenko u mundua t’a mbajë zgjuar, teksa me “stil” përplaste duart mbi tavolinë për të mbajtur zgjuar vëmendjen  e tij, por asnjë metodë nuk funksiononte.

Momentet e tilla janë regjistruar  në një  vizitë një ditore që Presidenti Erdogan zhvilloi në Ukrainë.

Takimi mes dy presidentëve zgjati tre orë, ndërsa videoja e përgjumjes së Presidentin Erdogan është bërë virale.

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 14 Janar, 18:35

    Arratisja e Ndocit, mendoni se Burgjet kanë standardet e duhura të sigurisë?