Video/Presidenti Trump e Mbreti
Salman hedhin vallen e shpatës

Video/Presidenti Trump e Mbreti<br />Salman hedhin vallen e shpatës
Gjatë vizitës së tij në Arabinë Saudite, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, me ftesën e Mbretit Salman, ju bashkua edhe një kërcimi tradicional vendas, i cili quhet “kërcimi i shpatës”.

Pamjet filmike tërhoqen vëmendjen e mbarë mediave ndërkombëtare, ndërkohë që u shpërndanë me shpejtësi edhe në mediat sociale, duke rrëmbyer miliona klikime.

Në gjuhën tradicionale, vallja e shpatës quhet 'Ardah'. Ajo formohet nga dy rreshta me burra të pozicionuar përballë njëri-tjetrit, dhe shoqërohet nga daullet si dhe poezitë.

Ky kërcim tradicional e ka origjinën nga një tribu arabe dhe performohej vetëm nga burrat përpara se këta të fundit të niseshin në luftë.

Pas kërcimit, si Presidenti Trump, ashtu edhe Zonja e Parë, Melania Trump, e cilësuan kërcimin të bukur, ndërsa ngjarja krijoi një atmosferë gazmore edhe në rradhët e të pranishmëve.

[gallery]22370[/gallery]
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024