TIRANE- Prokuroria nis zyrtarisht hetimet dhe procedimin penal, edhe për videon nr.3 të gjetur në laptopin e ish ministrit të ekonomisë Dritan Prifti, atë me botuesin Fahri Balliu. Vetëm 4 ditë më parë ish ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës, është paraqitur sërish në prokurori për të dëshmuar pikërisht për këtë përgjim.
Ndërkohë nga organi i akuzës mësohet se i është dërguar fletë- thirrje edhe Fahri Balliut. Botuesi i gazetës "55", Fahri Balliu, sipas burimeve nga prokuroria, do të paraqitet javën që vjen për të dëshmuar rreth bisedës prej 7 minutash që ka kryer në zyrën e ish ministrit Prifti më 1 Mars të vitit 2010, ku ai i kërkon këtij të fundit favorizime për disa koncesione dhe ndërhyrje për një tender skrapi. Gjatë dëshmisë tij Dritan Prifti, ka pohuar se është ai autori i "video- përgjimit" në fjalë dhe se konfirmon të gjithë bisedën e filmuar, me orën-kamer të tij.
Gjithashtu, ai ka shpjeguar përpara prokurorëve edhe procedurën e koncesionit dhe tenderit të skrapit të kërkuara nga Balliu dhe se përse kërkesat e tij ishin të jashtëligjshme.
Gazeta “Shqiptarja.com” publikoi, ekskluzivisht, më 16 nëntor, detaje të bisedës prej 7 minutash regjistruar në zyrën e ish-ministrit, ku Balliu i kërkon favore për një minierë kromi dhe një tender skrapi.
/Shqiptarja.com

për botuesin e "55"-sës">