Video Prifti- Beqiraj, I.Rama:
S' ndalemi nga presionet

Video Prifti- Beqiraj, I.Rama:<br />S' ndalemi nga presionet
TIRANE- Prokuroria e Përgjithshme deklaron se do të vazhdojë të kryejë detyrën kushtetuese pavarësisht insinuative të ndryshme që synojnë të devijojnë angazhimin e prokurorëve dhe punonjësve të Prokurorisë në hetimin e çështjeve që janë dhe në fokus të vëmendjes së opinionit publik.

Deklarata është bërë sot nëpërmjet një njoftimi për shtyp i cili ka ardhur si reagim një shkrimi të botuar në gazetën RD mbi një letër që deputeti Prifti i ka dërguar Prokurores së Përgjithshme

“Duke marrë shkas nga elementët denigrues dhe të pavërtetë që janë shprehur në këtë media, Prokuroria e Përgjithshme, bën me dije se deputeti Dritan Prifti, ka dërguar një letër Prokurorit të Përgjithshëm, porse përmbajtja e saj është tërësisht e ndryshme nga ajo çfarë thuhet në këtë gazetë.

Kjo letër është trajtuar zyrtarisht e është protokolluar sapo ka ardhur në Zyrën e Protokollit në Prokurorinë e Përgjithshme, dhe si dokument është e do të mbetet në arshivën e këtij institucioni. Me këtë rast, Prokuroria e Përgjithshme, shprehet se është e vendosur të kryejë detyrën e saj kushtetuese pavarësisht insinuatave të ndryshme që synojnë të devijojnë angazhimin e prokurorëve dhe punonjësve të Prokurorisë në hetimin e çështjeve që janë dhe në fokus të vëmendjes së opinionit publik. ”- thuhet në njoftimin për shtyp të Prokurorisë së Përgjithshme.

Ne shkrimin e botuar në gazetën RD, gazetë e Partisë Demokratike, flitet për një letër që Dritan Prifti i ka dërguar kryeprokurores Ina Rama ku, sipas kësaj gazete, flitet për dhënie parash nga ana e Priftit, për kryeprokuroren Rama për të mbyllur dhe hapur një sërë dosjesh.

VIDEOJA PRIFTI BEQIRAJ
Videoja "Prifti-Beqiraj" e publikuar nga ish-deputeti, Spartak Braho, në emisionin "Opinion", më 19 janar, ka shkaktuar një stuhi mediatike, por edhe probleme të mëdha për sa i përket hetimeve, për të cilat kjo video ishte provë materiale, në duar të prokurorisë prej një viti. Rrjedhja e informacionit nën hetim është pengesë ndaj drejtësisë dhe dënohet ashpër nga sistemi ynë gjyqësor, prandaj prokuroria ka nisur hetimet për të gjetur se si kjo video ka përfunduar në duart e Brahos.
Këshilltari mediatik I kryeprokurores Ina Rama, Plator Nesturi, është shprehur se, "po verifikohet në tre drejtime të mundshme të rrjedhjes së videos, e cila përbënte sekret hetimor: Prokuroria, Ekspertët dhe vetë personi që ka bërë inçizimin, Dritan Prifti".

Pritet që të pyetet edhe vetë Spartak Braho për mënyrën sesi e ka poseduar. Ndërkohë që dje avokati i ish-Zëvendësministrit të Ministrisë së Ekonomisë, Leonard Beqiraj, Vladimir Meçe, është paraqitur në dyert e prokurorisë së Tiranës, për të "kërkuar llogari", se përse është prishur hetimi mbi këtë videon, mbi të cilën po hetohet, duke u shfaqur në një tv.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës