Video Prifti-Beqiri e publikuar nga nga ish-deputeti i PS, Spartak Braho, në emisionin Opinion ka shkaktuar një stuhi mediatike, por edhe probleme të mëdha për sa i përket hetimeve, për të cilat kjo video ishte provë materiale, në duar të prokurorisë prej një viti.
Rrjedhja e informacionit nën hetim është pengesë ndaj drejtësisë dhe dënohet ashpër nga sistemi ynë gjyqësor, prandaj prokurori ka nisur hetimet për të gjetur se si kjo video ka përfunduar në duart e Brahos.
Zëvendësi prokurorisë së përgjithshme, Plator Nesturi, është shprehur se “po verifikohet në tre drejtime të mundshme të rrjedhjes së videos, e cila përbënte sekret hetimor: Prokuroria, Ekspertët dhe vetë personi që ka bërë incizimin, Dritan Prifti”.
Pritet që të pyetet edhe vet Spartak Braho për prejardhjen e videos. ah/Shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com