Video/ Prishet autobusi në mes
të rrugës, pasagjerët e shtyjnë

Video/ Prishet autobusi në mes<br />të rrugës, pasagjerët e shtyjnë
TIRANË - Transporti publik në kryeqytet është kthyer në tmerr për udhëtarët të cilët janë të detyruar të përballen me cilësinë e dobët të shërbimit apo edhe oraret e tejzgjatura në stacionet e urbaneve.

Këtë herë ka ndodhur më keq, ku udhëtarët e linjës së urbanit, Yzberisht-Qendër, kanë zbritur nga autobusi, duke krijuar kaos midis tyre për këtë ndalesë të papritur.
Shoferi dhe fatorinoja,i kanë kërkuar udhëtarëve që ti japin një “dorë”, autobusit sepse e ka të vështirë ta ngjisë maloren.

Televizioni A1 Report ka mundur të sigurojë videon, nga ku, duket qartë sesi udhëtarët janë detyruar të zbresin nga autobusi, duke krijuar një pamje negative për vetë transportin publik në Tiranë.

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet