Hedhja e kapsolleve dhe fishekzjarreve ka qenë i vetmi incident i shënuar gjatë protestës. Uniformat blu kishin porosi nga Policia e Shtetit që të mos binin pre e provokimeve të protestuesve.

(Protestuesit hedhin kapsolla në drejtim të Kryeministrisë)
1500 policë ishin në gatishmëri për të siguruar mbarëvajtjen e protestës së sotme para Kryeministrisë. Forcat e Rendit dhe ‘Shqiponjat’ janë në gatishmëri. Ndërkohë që në shesh kanë qenë të pranishëm edhe agjentë të SHISH. Kordoni i parë para Kryeministrisë përbëhej nga police femra dhe meshkuj, të paarmatosur.
Opozita mbajti këtë të shtunë një protestë përpara Kryeministrisë për të kërkuar largimin e Edi Ramës dhe çeljen rrugë të një qeverie antimafia. Kjo është protesta e dytë, pas asaj të 18 dhjetorit, që PD dhe LSI organizojnë sëbashku, duke bërë bashkë të gjitha partitë opozitare në një aleancë kundër maxhorancës së PS.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

VIDEO








