Video/ Pse ky entuziazëm i
Bashës në festën e Shqipëri-SHBA?

Video/ Pse ky entuziazëm i<br />Bashës në festën e Shqipëri-SHBA?
Në vijim të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryetari i PD, Lulzim Basha, ka marrë pjesë edhe në ceremoninë e organizuar nga ambasada shqiptare në Uashington, me rastin e 25 vjetorit të marrëdhënieve me SHBA.
 
Gjatë kësaj ceremonie, Basha është filmuar nga një kamera, teksa shfaqet entuziast në shoqërinë e drejtorit të Divizionit të Euroazisë në "Zërin e Amerikës", Elez Biberaj dhe një zyrtari amerikan.
 
Basha është duke biseduar dhe treguar një ngjarje të cilën e shoqëron me gjeste dhe kërcime, ndërsa bashkëbiseduesit e tij s'mbajnë dot të qeshurat.
 
Prej dy javësh, opozita bojkoton komisionet parlamentare si dhe seancën e Kuvendit, por me siguri nuk është kjo arsyeja e shprehjes energjetike të kryetarit demokrat.  
 
Ndoshta frymëzimi ka ardhur edhe nga takimet me zyrtarët e lartë të DASH...
 
Kur kamera e “Zërit të Amerikës” i afrohet, Basha thotë se mesazhi i tij është mundësia për të rikthyer vëmendjen tek arritjet që kanë bërë Shqipëria dhe Kosova falë aleatit të tyre, SHBA.

Video është postuar në Facebook nga "Zëri i Amerikës". 
 

Redaksia online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i PD në burg, reagon Basha: Pazari i ndyrë Rama-Berisha, merr vulën, jep Salianjin! Nuk mbulohet me mashtrime e lëpirje

Deputeti i PD në burg, reagon Basha: Pazari i ndyrë Rama-Berisha, merr vulën, jep Salianjin! Nuk mbulohet me mashtrime e lëpirje