Publikohen pamjet filmike që tregojnë momenti i vrasjes së Kim Jong-nam, gjysmë vëllait të liderit të Koresë së Veriut i cili u helmua pesë ditë në aeroportin e Kuala Lumpur.
Në video duket momenti teksa Kim Jong-nam i veshur me një xhaketë dhe më një çantë shpine ishte duke pritur të hipte në avion për në Macau kur një vajzë me bluzë të bardhë dhe me fund gri i afrohet Kim Jong-nam e ka spërkatur me lëngun helmues.
Sipas autoriteteve malajziane vrasja është kthyer nga shërbimi sekret i Koresë së Veriut, i cili përdori 2 gra për të realizuar misionin. Mediat britanike që publikuan videon sqarojnë se agjentet koreano-veriore e kanë helmuar me një stilograf.
Lidhur me këtë vrasje dy gra, një indoneziane dhe një malajziane me pasaportë vietnameze dhe një burrë nga Koreja e Veriut, u arrestuan si të dyshuarit kryesor për vrasjen e tij.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO