Kjo video ka tërhequr një vëmendje të jashtëzakonshme në rrjetet sociale.

Në të shfaqet momenti dramatik, kur një foshnje, që duket se i ka shpëtuar për pak çaste vëmendjes së mamasë, kacavirret në një dritare dhe më pas bie poshtë.

Disa kalimtarë që e kishin vënë re, u mblodhën poshtë tij dhe po prisnin me ankth  atë që mund të kishte qenë një aksident fatal.

Duket momenti kur mamaja e vogëlushit e vë re që ai ndodhej në dritare dhe vrapon që ta kapë, por ishte tepër vonë sepse vogëlushi ra.

Për fat të mirë, njerëzit e mbledhur poshtë tij arritën të bëjnë aktin heroik, duke e kapur në ajër dhe duke i shpëtuar jetën djaloshit.

Ngjarja ka ndodhur në Turqi.

s.k/Shqiptarja.com