Mesfushori i Kombëtares, Qazim Laçi, është duke bërë rolin e 'bomberit' në Turqi. Për raundin e 16-të në elitën e futbollit të këtij vendi, Rizespor siguroi tri pikë kundër Eyupspor.

Golin e parë të ndeshjes e shënoi Laçi nga pika e bardhë e penalltisë. 29-vjeçari u thirr në apel dhe u tregua i saktë duke mposhtur portierin Marcos Felipe në fundin e pjesës së parë, për t'i dërguar të tijtë të qetë në dhomat e zhveshjes. Më pas Akaydin shënoi golin e qetësisë për Rizespor.

Për Laçin kishte edhe një moment jo pozitiv, pasi në minutën e 58-të u ndëshkua me karton të verdhë, duke plotësuar numrin që mos jetë i gatshëm për ekipin ndeshjen e radhës.