VIDEO/ 'Qysh i kam llafet e Serbisë?' përplaset ashpër analisti dhe ish-të burgosurit politik: Të kap për fyti

VIDEO/ 'Qysh i kam llafet e Serbisë?' përplaset ashpër analisti dhe ish-të burgosurit politik: Të kap për fyti

KOSOVË-Ish-i burgosuri politik nga Gjakova, Afrim Caka, iu kërkua të largohej nga studio e 'Debat Plus'-it prej drejtuesit të emisionit Ermal Panduri, pasi ai i tha gazetarit dhe analistit Astrit Gashi, se “i ke fjalët nga Serbia”.

Gashi e humbi toruan me Cakajn të cilit iu kthye me një reagim tejet moralisht të lënduar nga ofendimi dhe akuza e këtij të fundit.

 “Qysh i kam llafet e Serbisë?”, shpërtheu fillimisht Gashi ndaj Cakat, teksa shtoi edhe se “unë të kapi për fyti” dhe “haram të koftë”.

Pas kësaj ndërhyri Panduri i cili kërkoi nga Caka që të lirojë studion.

“Zoti Caka, ma liro studion”, tha Panduri teksa kërkoi nga regjia që t’ia ndalojë mikrofonin.

Gashi, i cili pësoi indinjatë të thellë nga fjalët e Cakës u shpreh se “Kjo mu më dhemb në zemër” dhe personit në fjalë “kurrë në jetë s’ia fali”.’Kurrë në jetë s’ia fali’.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tao: 29/09/2023 08:20

    Kjo eshte politika me e shemtuar qe behet mes shqiptareve ne Kosove. Kur s'kane argumenta per debat, fillojne sulmet te tipit kelysh i Serbise, tradhetar, bla bla bla. Kjo eshte receta qe ofron VV jo vetem ne Kosove, por gjithe shqiptarine dhe eshte shume e rrezikshme ne percarjen mes vedi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Kosovë/ Deputeti i LDK-së: Kurti ka blerë 582 milionë € energji në bashkëpunim me kompani serbe! Në dialogun me Serbinë sillet si ‘one man show'

Zgjedhjet në Kosovë/ Deputeti i LDK-së: Kurti ka blerë 582 milionë € energji në bashkëpunim me kompani serbe! Në dialogun me Serbinë sillet si ‘one man show'