TIRANË- Vetëm dy ditë na ndajnë nga nata e ndërrimit të viteve, ndërsa qytetarët u mblodhën këtë mbrëmje për të festuar në sheshin ‘Skëndërbej’ në Tiranë nën ritmin e muzikës.
Maratona e koncerteve vijon në kuadër të ditëve të festave, ndërsa këtë mbrëmje performuan një sërë këngëtarësh të njohur si, Alandy, David Dreshaj, Young Zerka, Bardhi, Kida dhe Abelomania.
Bashkia e Tiranës vijon ritualin e organizimeve festive tashmë prej disa netësh, me koncerte që nuk do të mungojnë deri në mbyllje të vitit 2023.