Radhë kilometrike në aksin Pogradec-Elbasan dhe Peqin-Elbasan

Radhë kilometrike është regjistruar në disa akse rrugore që lidhen me rrethrotullimin e Brandasheshit, nga ku nis edhe autostrada që të lidh me Tiranën. Qindra automjete kanë krijuar ngarkesë dhe është bërë trafik i madh, pasi qytetarët po kthehen nga pushimet e kësaj fundjave.

Policia rrugore ndodhet në Brandashesh por edhe në vende të tjera për të normalizuar trafikun.

Akset me të ngarkuar janë nga Pogradeci në drejtim të Elbasanit dhe rrethrotullimit të Brendasheshit, ndërsa nga aksi Peqin-Elbasan trafiku ka arritur deri ne fshatin Vidhas.

 


Lajmi kryesor:

Pushuesit kthehen nga plazhi, trafik i rënduar në aksin Balldren-Milot


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania