Video/ Rama-Berisha bashkë në
foltore, situatë e rrallë në Kuvend

Video/ Rama-Berisha bashkë në<br />foltore, situatë e rrallë në Kuvend
TIRANE - Një situatë komike është shënuar këtë seancë në Kuvendin e Shqipërisë, e pa ndodhur më parë. Kryeministri Edi Rama i ka liruar foltoren e Kuvendit paraardhësin e tij Berisha i cili komentonte nga vendi për skandalin e CEZ dhe e ka ftuar të dalë e të flasë nga aty. Deputeti e ka mirëpritur këtë "ofertë", është ngritur në aolën e Kuvendit, ndërsa krah tij qëndroi shefi i mazhorancës. Në fakt, deputeti demokrat abuzoi me kohën saqë kryeministrit ju desh të presë gjatë në këmbë krah tij, e shpesh herë ta pyes: A mbarove? 

Berisha e ka përfunduar fjalimin e tij mes batutash me njëri-tjetrin, ndërsa për ta përcjellë kryeministri Rama i ka "rënë" supeve.

Gjithçka me pas ka qenë një spektakël i rrallë për deputetët, por edhe opinionin publik.

Berisha: Edi që ti i ke të lodhura nervat nuk duron dot për me tëpër këto
Rama: Hë hë mbaro 

Ndërkohë që Berisha flet Rama komenton dhe ndjek lëvizjet e tij teksa lexon në fletë
Rama: Nuk e ke në letër këtë pse i shton fjalët 

rama dhe berisha me LOGO

rama dhe berisha

rama dhe berisha

Kjo situate nuk mund te kalonte pa te qeshura ne salle ndersa disa nga ministrat dhe deputetet nuk kane dashur t'i shpetoje ky rast, ndaj kane nxjerre telefonat dhe kane nisur te filmojne.



Shumë pak mund ta kishin menduar se kundërshtarët e vjetër politikë do të qëndronin në krah të njëri-tjetrit për të shqipëruar akuzat që prej javësh i bëjnë në distancë.

Pak minuta pasi kryeministri Rama mori fjalën për të dhënë argumentet e tij për çështjen CEZ, ish-kryeministri Berisha ka ndërhyrë për të ashtëquajturën procedurë. Teksa Berisha komentonte skandalin e CEZ kryeministri Rama e shoqëronte atë me vështrime, buzëqeshje e batuta të cilat sollën në sallë ilaritet.

Nga karrigia e kryeparlamentarit, disa metra mbi foltoren e Kuvendit, Ilir Meta si balancues i situatave i kërkoi disa herë Berishës të përfundonte fjalën e tij.

Situata e rralle nuk ka shpëtuar pa u fiksuar nga telefonat celulare te ministrave dhe deputeteve.

Madje deputeti Brace mori përsipër të bënte edhe reporterin direkt nga salla e Kuvendit duke publikuar në Facebook momentet e replikave mes Berishës e Ramës kur kamerat u larguan pas pushimit të kërkuar nga kryeparlamentari.

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

‘Marr fjalën për ta mbrojtur Kosovën’, gazetari Tanini kundër organizimit të Euro U-21 mes Serbisë dhe Shqipërisë: S’janë zgjidhur krimet e luftës

‘Marr fjalën për ta mbrojtur Kosovën’, gazetari Tanini kundër organizimit të Euro U-21 mes Serbisë dhe Shqipërisë: S’janë zgjidhur krimet e luftës