Rama e Hahn u shoqëruan në këtë vizitë edhe nga ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin. Ata u pritën nga kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli dhe përfaqësues të tjerë të autoriteteve lokale.
Rama dhe Hahn inspektuan punimet për "Lungomaren", projekt i cili është financuar nga Komisioni Europian, si dhe ndanë tre çmimet për maketet më të mira të cilat do kthehen në vepra arti përgjatë Lungomares.
Kryeministri Rama ka postuar një Facebook një video, teksa është fiksuar nga kamerat duke i prezantuar Hahn-it Vlorën dhe Lungormaren. “Mirëmëngjes dhe me këtë kamera të lirë të një pasditeje fantastike dje në Vlorën e rilindur, ju uroj një ditë të bukur- shkruan kryeministri.
dy.b/shqiptarja.com