VIDEO/ Rama në krah të Merkel
dhe Donald Trump në Bruksel

VIDEO/ Rama në krah të Merkel<br />dhe Donald Trump në Bruksel
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është shfaqur i buzëqeshur në krah të Merkel dhe Presidentit të SHBA, Donald Trump gjatë  një ceremonie të shkurtër që u zhvillua në Bruksel në kuadër të Samitit të NATO-s, ku u diskutua për luftën ndaj terrorizmit.
 
Kjo është hera e parë që Rama përballet me Donald Trump, pas zgjedhjes së këtij të fundit president i SHBA.
 
Rama sikur duket edhe nga pamjet shfaqur i buzëqeshur dhe me duar në xhepa teksa ecte krah tyre.
 
Ndërkohë gjatë punimeve të Samitit në Bruksel liderët e 28 vendeve kanë bërë edhe fotografinë zyrtare.
 
Mes udhëheqësve botërorë kryeministri Rama ndodhet në të njëjtin rresht me Presidentin amerikan Donald Trump, atë të Turqisë, Ergodan dhe kryeministren britanike, May.
 
Në Samitin e NATO-s në Bruksel, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takime me disa homologë dhe Presidentë të vendeve të ndryshme.
 
Rama është fotografuar duke biseduar me Presidentin e sapo zgjedhur të Francës dhe kryeministrin belg.
 
Kjo është hera e parë që Presidenti francez merr pjesë në Samitin e NATO-s, ndërsa kryeministri shqiptar doli publikisht në mbështetje të Macron gjatë zgjedhjeve.

[gallery]22443[/gallery]

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë