Real Madridi është në krizë. 'Galaktikët' humbën 0-1 të hënën në ndeshjen kundër Getafes në mitikun 'Bernabeu' dhe shohin humbjen e dytë radhazi në La Liga. Pas dështimit të një javë më parë në udhëtim kundër Osasunës (2-1), skuadra e Alvaro Arbeloas sheh një tjetër zhgënjim, këtë herë para tifozëve të vet.
Supergoli i vetëm që i dha tri pikë Getafes në derbin e vogël të Madridit u shënua nga Martin Satriano në minutën e 39-të të ndeshjes. Në fund të dyja skuadrat e mbyllën ndeshjen me nga një lojtar më pak, pas daljes me kartona të kuq të Franco Mastantuonos për vendasit dhe Adrian Liso të miqve. Fitorja e fundit e Getafe ndaj Real Madridit në 'Bernabeu' kishte ndodhur më 24 shkurt 2008 (18 vite më parë).
Pas raundit të 26-të të La Ligas është Barcelona që kryeson renditjen e përgjithshme me 64 pikë, katër më shumë se Real Madridi ndjekës. Pas tyre Atletico Madridi dhe Villarreali me nga 51 pikë.
Komente












