VIDEO/ Reperja amerikane vret menaxherin në mes të rrugës: Ishte vetëmbrojtje

VIDEO/ Reperja amerikane vret menaxherin në mes të rrugës: Ishte vetëmbrojtje

Momenti kur reperja qëllon drejt menaxherit të saj

Reperja Key Vhani akuzohet për vrasjen e menaxherit të saj më 9 tetor. Një kamera sigurie regjistroi momentin kur 27-vjeçarja qëlloi dhe vrau menaxherin e saj në mes të rrugës në Miami, SHBA.

Në video, reperja shihet duke u përleshur me një burrë jashtë një makine të bardhë. Pak sekonda më vonë të dy fillojnë të përplasen me njëri-tjetrin ndërsa menaxheri 27-vjeçar del nga makina dhe i bashkohet sulmit ndaj Vhanit. Siç shihet në pamjet e publikuara nga mediat amerikane, më pas reperja nxjerr një armë nga çanta dhe fillon të qëllojë drejt menaxherit të saj, raporton Daily Mail.

Menjëherë pas të shtënave, njeriu me të cilin fillimisht ishte përleshur reperja, tërheq zvarrë 27-vjeçaren me makinën e bardhë dhe largohet në drejtim të panjohur. Ajo deklaron se nuk është fajtore, me avokatët e saj që argumentojnë se ky është një “rast i qartë vetëmbrojtjeje”. Çështja pritet të shkojë në gjyq më 15 shkurt 2024.

 

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Kumbulla e katranos, Sassuolo rrëzohet në Serie B! Udinese dhe Empoli lënë gjithçka hapur, Inter e Roma në fushë

Serie A/ Kumbulla e katranos, Sassuolo rrëzohet në Serie B! Udinese dhe Empoli lënë gjithçka hapur, Inter e Roma në fushë