Shirat e dendur kanë goditur Republikën Domenikane gjatë 48 orëve të fundit, duke vrarë të paktën 21 persona, përfshirë 3 të mitur.

Katër nga personat që humbën jetën në incidente të veçanta ishin shtetas amerikanë dhe tre të tjerë ishin shtetas të Haitit, sipas Qendrës për Operacionet e Emergjencave (COE).

Presidenti i Republikës Domenikane Luis Abinader i cilësoi reshjet më të dëndura ndonjëherë në vendin e Karaibeve, raporton BBC.

Ai tha gjithashtu se nga pasnesër të mërkurën do të pezullohet funksionimi i shkollave dhe universiteteve, për të “garantuar sigurinë e fëmijëve dhe të rinjve”.