VIDEO/ Restoranti në bazën ushtarake në Ishujt Marshall ‘pushtohet’ nga uji, momenti kur dallga merr përpara gjithçka

VIDEO/ Restoranti në bazën ushtarake në Ishujt Marshall ‘pushtohet’ nga uji, momenti kur dallga merr përpara gjithçka

Pamje nga vendngjarja

Oficerët e forcave të armatosura përjetuan momente tmerri kur uji “përpiu” një restorant në një bazë ushtarake në Ishujt Marshall.

Në videot nga brenda bazës ushtarake, dallgët e mëdha mund të shihen duke thyer dyert dhe duke marrë përpara tavolina, karrige, ndërsa disa njerëz u përpoqën të mbaheshin.

Një person është lënduar ndërsa tashmë i gjithë personeli është evakuuar. Përveç bazës ushtarake, dallgët përfshinë edhe dy aeroporte në Atoll Ailinglaplap, ndërsa do të qëndrojnë të mbyllura për dy javë.

Sipas vlerësimit të parë të bërë nga ushtarakët që kontrolluan bazën, dallgët kanë përmbytur 1/3 e ambienteve pasi uji ka hyrë në ndërtesa të tjera si dhe në magazina.

Baza mban pajisje teknologjike të avancuara që janë pjesë e gamës së raketave balistike “Ronald Reagan”.

 

S.S/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Gabriel Escobar: Mungesa e mbështetjes së Kosovës për projekt propozimin evropian për Asociacionin, ka pamundësuar lobimin amerikan për proceset integruese të Kosovës

Gabriel Escobar: Mungesa e mbështetjes së Kosovës për projekt propozimin evropian për Asociacionin, ka pamundësuar lobimin amerikan për proceset integruese të Kosovës