VIDEO/ Rikthehet dhuna në futbollin shqiptar, ish-futbollisti i Delvinës godet me gurë arbitrin e ndeshjes! Arrestohet nga policia

DELVINË- Ndeshja e javës së pestë në Kategorinë e Dytë mes Delvinës dhe AF Elbasanit u ndërpre pas 50 minutave lojë (0-0). Arbitri kryesor i ndeshjes, fieraku Xhulio Agolli u godit me sende të forta nga tifozët vendas këtë të diel. Të ndodhur pas porte dhe jashtë rrethimit të fushës, tifozët kanë goditur kryesorin e takimit, me lojtarët që sinjalizuan për ndihmë.

Në lidhje me ngjarjen policia ka arrestuar Tritan Pipikon, 50-vjeç, ish-futbollist i Delvinës, pasi nga lartësia e një pallati afër stadiumit, ka hedhur sende të forta (gurë), në fushë duke dëmtuar arbitrin e ndeshjes.

Vendasit pretenduan penallti në minutën e 48 të ndeshjes, me arbitrin që vijoi lojën. Të acaruar me vendimin, tifozët vendosën ta katranosnin dhe të ndërprisnin ndeshjen me dhunën ndaj arbitrit, duke rikthyer dhunën në futbollin shqiptar. Gjyqtari u shoqërua për mjekim në spital, me goditjen që duket se ka ishte e fortë. Pasi ka marrë mjekimin e nevojshëm, gjyqtari është larguar për në banesë.

Pas ndërprerjes së takimit, AF Elbasani pret tri pikët dhe fitoren 0-3 në tavolinë. Kjo nuk është hera e parë që në stadiumin e Delvinës ndodhin ngjarje të shëmtuara, që nuk kanë lidhje me futbollin.

Njoftimi i AF Elbasani:
 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:31
Delvinë/ Goditi me gur arbitrin, arrestohet 50-vjeçari, ish-futbollist i Delvinës

Policia e Delvinës ka arrestuar Tritan Pipiko, 50 vjeç, ish-futbollist i skuadrës së Delvinës, pasi hodhi sende të forta në fushë duke dëmtuar arbitrin e ndeshjes Delvine-Elbasan.

Gjatë ndeshjes së futbollit të kategorisë së dytë, ndërmjet skuadrave të Delvinës dhe Elbasanit, të zhvilluar ditën e sotme, në stadiumin “Panajot Pano”, Delvinë, 50-vjeçari nga lartësia e një pallati afër stadiumit, ka hedhur sende të forta (gurë), në fushë duke dëmtuar arbitrin e ndeshjes,  Xh. A., i cili pasi ka marrë ndihmë mjekësore në spital është larguar në banesë.

Materialet i kaluan  Prokurorisë, për veprat penale “Goditja e sportistit, trajnerit, ndërmjetësit sportiv” dhe “Veprime të dhunshme në aktivitet sportive”.

S.Dh/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bratko: 30/10/2022 23:02

    Albitri duhet te mbaje lojen drejt... Ishte penallti e duhet ta jepte.. Te mos favorizoje ekipe.. E te mos luaje me nervat e tifozeve.. Vertet eshte njeri mbi te gjitha por mos luaje me nervat e nje qyteti si delvina... Kjo qe beri albitri eshte nje poshterim per delvinen.. Ne qofte se e mbante lojen drejt nuk do arinte deri ketu

    Përgjigju
  • Loku: 30/10/2022 22:52

    Idjot nga loje sporti e kthen ne lufte me gure.

    Përgjigju
  • Sport: 30/10/2022 20:45

    Mbane ne burg se albitri njeri eshte nuk eshte qen

    Përgjigju
  • Goni: 30/10/2022 18:46

    Kafshet qe godasin arbitrin duhet te marrin denimin e merituar nga drejtesia.

    Përgjigju
  • HAJDAR REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 30/10/2022 17:28

    Sa turp çfar kafshësh me dy këmb godasin arbitrin e duan kta futboll e duan kta lloi kafshësh argëtim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb